Çfarë është printimi 3D?
Printimi 3D është procesi i krijimit të një objekti fizik shtresë pas shtrese duke u mbështetur në një model digjital. Praktikisht, një ide, një skicë ose një file teknik mund të kthehet në një objekt me formë, përmasa dhe detaje konkrete.
Kjo e bën procesin shumë të vlefshëm kur dëshironi të testoni një koncept, të shikoni një objekt para prodhimit final ose të krijoni një pjesë të personalizuar pa kaluar në procese të rënda prodhimi.
- Prototipe produktesh
- Modele arkitekturore
- Objekte dekorative
- Miniatura dhe figura
- Pjesë funksionale
- Produkte të personalizuara





